Autorë të 30 grabitjeve në Belgjikë, kreu i organizatës kriminale një shqiptar

Diaspora

Autorë të 30 grabitjeve në Belgjikë, kreu i organizatës kriminale një shqiptar

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:27
Policia

Drejtuesi i një organizate kriminale shqiptare, pritet të dënohet me 10 vite burg nga auteritetet belge.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari i arrestuar duhet të përgjigjet para drejtësisë për rreth 25 grabitje, 12 tentativa vjedhjesh si edhe falsifikim pasaportash.

Thuhet se këto grabitje kanë sjellë rreth 300,000 euro përfitime për autorët. Ndërsa për 4 bashkëpunëtorët e tjerë të tij, u kërkuan 5 vite burg dhe 3 vite anëtarin që ruante pjesëtarët e grupit dhe i lajmëronte ato në rast rreziku gjatë vjedhjeve.

Organizata kriminale nga Shqipëria ishte e vendosur në Schaerbeek, ndërsa pritet që vendimi i gjykatës ndaj tyre të jepet më 23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat