Me drogë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, e pëson keq shqiptari në Itali

Diaspora

Me drogë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, e pëson keq shqiptari në Itali

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:58
Policia italiane

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, pasi ju gjetën të fshehura në një kasafortë në banesën e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë.

Shqiptari u ndalua në Itali në zonën Castellanza gjatë një kontrolli të posaçëm për luftën ndaj trafikut të drogës.  

Ai u kap në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese, brenda të cilës kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë.

Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat