Një ekspozitë mbresëlenëse në Strasburg të Francës, me dokumenta, foto dhe gazeta të kohës kushtuar heroit Salih Çekaj

Diaspora

Një ekspozitë mbresëlenëse në Strasburg të Francës, me dokumenta, foto dhe gazeta të kohës kushtuar heroit Salih Çekaj

Nga: Haki Latifi Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:03
Foto nga vendngjarja

Kur sheh nga afër gazeta, foto nga veprimtaria jetësore dhe nga instikamet e luftës për lirinë e Kosovës të botuar para 20 vite më parë, përjeton ndjesi aq të forta për përkushtimin e Heroit Salih Çekaj dhe njerëzve të medhenj, Atdhetar e Intelektual që kontribuan për bërjen e shtetit të Kosovës. Sheh veprimtarinë atdhetare të Salih Çekaj dhe thua: "Ç’farë mund të bejë sot për Atdheun një intelektual, kur nuk i mungon asnjë mundësi?"

Natyrisht, duhet të kenë mbi të gjitha mendjen dhe zemrën e tyre atdhetare, siç e kishte Heroi Salih Çekaj dhe shumë bashkatdhetarë të t’jerë. Të dielën e fundjavës, më 19 mars, ishim të nderuar të mernim pjesë në Ekspozitën lëvizëse me titull: "Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Salih Çekaj“, me bashkautorët PhD. Besnik Rraci & Dr. Sadik Krasniqi, organizuar nga Mërgata shqiptare në Strasburg të Francës, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës. Me këtë rast u përurua edhe katalogu (libri) më të njëjtin titull. Ndërkaq këtë ngjarje kulturore e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe djali i Heroit Salih Çekaj, Migjeni me familje, i vëllai z. Smajl Çekaj me familje, bashkautorët e Ekspozitës z. Sadik Krasniqi dhe z. Besnik Rraci, bashkëluftetarët; z.Xajë Qelaj dhe z.Ekrem Sheholli, bashkëveprimtarët nga Gjermania z. Xhafer Leci me shokë, pastaj bashkëveprimtarët nga Zvicra; z. z.Ali Basha, z.Skender Berisha e të t’jerë, si dhe bashkatdhetar që jetojnë e veprojnë në Francë. Në këtë rast, fjalë rasti dhe përshëndetje mbajtën: në emër të familjës së heroit të pranishmit dhe organizatorin i përshëndeti i vëllai i Heroit, z.Smajl Çekaj, duke i falenderuar, bashkautorët e ekspozitës dhe të librit, z. Sadik Krasniqi, Besnik Rraci pastaj oranizatorin këtu në Francë, Shoqatën „Salih Çekaj“ në Zvicër dhe Gjermani si dhe të gjithë kontributdhënësit që mundësuan të jetësohet ky projekt kushtuar Heroit Salih Çekaj dhe shumë projekte të tjera në dobi të vendit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa, në emër të Shoqatës Humanitare Kulturore , „Salih Çekaj“ dhe të Degës së LDK-së në Zvicër përshëndeti z.Haki Latifi, në të cilën në vazhdim deklamoj poezinë „N’Koshare Ku Baroti Dogji Gurin“, kushtuar Heroit Salih Çekaj, në 20 vjetorin e rënjës heroike, botuar në librin „Rrënjet e Fisit të Lashtë“. Për Ekspozitën dhe librin: "Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Salih Çekaj“, nga një fjalë rasti folën bashkautorët PhD. Besnik Rraci & Dr. Sadik Krasniqi Organizimi në fjalë, kishte për qëllim të promovimit dhe kontributin kombëtar të intelektualit dhe komandantit të luftës së UÇK-së, Heroit, Salih Çekaj.

Në fjalën përshëndetëse të përfaqësuesit të Muzeut Kombëtar të Kosovës bashkautori, Dr. Sadik Krasniqi, përshëndeti dhe falënderoi pjesmarrësit e pranishëm, mërgimtarët shqiptar të rajonit të Strasburgut që jetojnë në Francë në veçanti z. Fatmir Kastratin për inisiativën për të mundësuar hapjen e kësaj ekspozite lëvise edhe këtu në Francë kushtuar heroit të kombit Salih Çekaj, që sot keni rastin për të parë Ekspozitën e titulluar: “VEPRIMTARIA ATDHETARE E HEROIT TË KOMBIT SALIH ÇEKAJ” me rreth 300 fotografi, dokumente e dëshmi tjera përcjellëse nga shtypi dhe arkivi historik. që paraqesin jetën dhe veprimtarin e heroit në kohë dhe hapësirë, si intelektual, jurist, politikan, veprimtar dhe në veçanti si ushtarak e strateg i luftës guerile i njohur edhe me emrin “VETERANI“ për bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëluftëtarët.

Në vazhdim PhD. Besnik Rraci përfaqësues i Muzeut Kombëtar të Kosovës, pasi përshëndeti organizatorin dhe të pranishmit, e Në fjalën e tij elaboroj shkurtimisht ecurinë e këtij projekti në përgjithësi, në cilësinë e bashkautorit  të ekspozitës me titull: “Veprimtaria  Atdhetare e Heroit  të Kombit Salih Çekaj”, me bashkautorë: PhD. Besnik Rraci dhe dr. Sadik Krasniqi. Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht Sektori i Historisë, në vazhdën e aktiviteteve  projektuese, trajton figurat të rëndësishme historike në aspektin historiko-muzeor, të cilët në faza  të ndryshme kanë dhënë kontributin dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme  në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës në veçanti. Në këtë kuadër, para disa viteve kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a prpmovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor, figuren emadhe  të historisë më të re të Kosovës Heroin e Kombit, Salih Çekaj. Në këtë kontekst, me iniciativën e shoqatave  humanitare simotra, „Salih Çekaj” me seli në Zvicër dhe Gjermani, të cilat e kanë financuar këtë projekt.

Ndërkaq, Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht Sektori i Historisë, dhe ne si bashkautorë në pikëpamje profesionale, kemi realizuar projektin në fjalë. Në vlerësimin tonë si bashkautorë, kemi paraparë që projekti t’ i ketë tri faza të realizimit të tij, fazës së parë i ka paraprirë hulumtime të materialeve në teren,si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, në Shqipëri, Gjermani, Zvicër,etj. dhe kështu duke na mundësuar të kemi një fond me koleksione të pasura muzeore që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike veprimtarinë atdhetare  të heroit të kombit “Salih Çekaj” dhe periudhës së tij. Mbi këtë bazë është realizuat ekspozita statike me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit  të Kombit Salih Çekaj” e cila është hapur zyrtarisht, më 17 shkurt  2021, për nder të 13 vjetorit  të shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit  të përbashkët kulturor në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht, Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, është hapur më 05.10.2022, ekspozita lëvizëse me të njëjtin titull: e cila ka qëndruar e hapur për vizitor deri më 16 tetor 2022. Ndërsa, në bashkëpunim me shoqatën “Salih Çekaj”, me seli në Zvicër, me 21 janar 2023, pikërisht me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së presidentit Historik të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin, heroi Salih Çekaj kishte bashkëpunuar aq shumë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në rënien e tij hapet edhe në Zofingen të Zvicrës. Ndërsa, më 26 shkurt hapet në Gjermani në organizimin e Shoqatës humanitare „Salhi Çekaj“.

Kurse sot është hera e katër që organizohet edhe në Francë për t'iu ofruar bashkatdhetarëve dhe vizituar këtë ekspozitë. Mendojmë që këto dy figura të ndritura të kombit tonë, padyshim janë nder personalitetet më të shquara  të historisë më të re të Kosovës. Për të cilët sektori i historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës ju ka dhënë prioritet të veçantë, fillimisht duke i realizuar ekspozitat statike dhe disa ekspozita tjera lëvizëse në disa qendra  të rajonit dhe të Evropës, me qëllim të afirmimit  dhe promovimit të kontributit atdhetar të këtyre dy figurave para emigracionit shqiptarë në diasporë në veçanti dhe opinionit evropian në përgjithësi, që rezulton dhe me përmbylljen e fazës së dytë me publikimin dhe promovimin e librit (katalogu) monografik, i cili përurohet edhe këtu në Francë.

Përveç materialeve të prezentuar në ekspozitë, libri në fjalë do të përmbledhë tërë materien e aktiviteteve  politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Salih Çekaj, siç janë : gjenealogjia familjare, formimi i personalitetit të tij, intelektual, politik dhe ushtarak, aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional në harmonizimin në pikëpamje juridike, statutin e komunës së Deçanit në përputhje me kushtetuten e Kaçaniku, aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht në Shtutgard të Gjermanisë, kontributi i tij në përgatitjet e formacioneve të para ushtarake në kampin Surrel në Shqipëri, gjatë periudhës kohore tetor–dhjetor 1991, pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij gueril me atentate të ndryshme ndaj stacioneve policore  dhe postblloqeve  të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve 1991-97, organizimi dhe pjesëmarrja e tij aktive prej eprori të lartë të UÇK-së, në  rrafshin e Dukagjinit, gjatë viteve 1998-99, e deri te akti më sublim i rënies së tij heroike në betejën e lavdishme të Kosharës, më 19 Prill 1999.

Në këtë ekspozitë do të prezentohen këto materiale ekspozuese, si: 1. Rreth 300 fotografi të ndryshme;
2. Disa objekte  tredimensionale, uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali Çekut;
3. Shtypi i kohës, etj. Në fund nga nikoqiri i organizimit dhe familja e z.Fatmir Kastrati të pranishmit u ftuan për një koktej rasti si dhe u shkrepën fotografi kujtimi. Kjo ekspozitë lëvizëse e organizuar për të katërtën herë pas atyre; në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani dhe së fundmi në Francë, ka zgjuar interesim tek artdashësit dhe bashkatdhetarët dhe në tërësi e ka arsyetuar vetë konceptin dhe fizionomin e saj. 20 mars 2023 Haki Latifi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat