Shkuan në Itali me vizë turistike dhe nisin ‘profesionin’ e drejtuesve të trafikut të drogës, e pësojnë keq dy shqiptarë

Diaspora

Shkuan në Itali me vizë turistike dhe nisin ‘profesionin’ e drejtuesve të trafikut të drogës, e pësojnë keq dy shqiptarë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:47
Shqiptarët kanë rënë në gjurmët e banorëve të zonës pasi kanë vërejtur gjëra të çuditshme mbi sjelljet e tyre

Shqiptarët bëhen shpesh herë dhe ‘tabelë qitje’ për të huajt pasi sjelljet e tyre shpesh herë konsiderohen si shqetësuese për të huaj. Si rasti në fjalë ku dy persona të moshës 41 dhe 29 vjeç, kanë mbërritur në Itali me vizë turistike por janë arrestuar nga policia pasi kanë thyer vizën turistike.

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo por shqiptarët kanë përfituar duke hapur dhe rrjetin e lëndëve narkotike për kultivim dhe trafikim të drogës.

Shqiptarët kanë rënë në gjurmët e banorëve të zonës pasi kanë vërejtur gjëra të çuditshme mbi sjelljet e tyre e për pasojë kanë lajmëruar policinë.

Kështu, hetuesit filluan të vëzhgonin të dyshuarit dhe rindërtuan rrjetin e tyre të shitjes së drogës. Pas ndalimit dhe kontrollit, u krye edhe një bastisje në banesën e tyre ku karabinierët gjetën disa doza kokainë gati për t'u shitur dhe 2 mijë euro që besohet se ishin të ardhura nga shitjet e kaluara.

Të mbrojtur nga avokati Marco Bosco i cili kundërshtoi vlefshmërinë e arrestimit, avokati kërkoi dhe mori vendimin e shkurtuar nga gjyqtari që pranoi kërkesën dhe urdhëroi t’iu ndalohej qëndrimi në Rimini deri në seancën e radhës më datë 3 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat