Tragjedia në familjen shqiptare, nëna lë spitalin për të marrë pjesë në funeralin e së bijës

Diaspora

Tragjedia në familjen shqiptare, nëna lë spitalin për të marrë pjesë në funeralin e së bijës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:56
Tefta Malaj

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në një familje shqiptare që jeton në Itali, ku burri i shtyrë nga xhelozia, vrau vajzën e tij, komshiun italian si dhe plagosi bashkëshorten.

Bashkëshortja e Taulant Malajt, autorit të masakrës, Tefta Malaj, ka lënë spitalin për të marrë pjesë në funeralin e së bijës Xhesika, e cila u ther me thikë nga babai i saj.

Mediat italiane kanë raportuar se 39-vjeçarja ndodhet në gjendje të vështirë emocionale, ndërsa shihet se në varrimin e së bijës ka qenë me karrocë me rrota.

Gjithashtu avokati ka treguar se janë ndërmarrë veprime që Tefta Malajt dhe djalit të saj 5-vjeçar që aktualisht është në kujdesin e punonjësve social, t’u sigurohet një shtëpi e re.

Po ashtu ka treguar edhe kërkesën që i ka bërë presidentit italian: “I bëra një apel Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella pasi shpresojmë në ndërhyrjen që të ndërhyjë në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ka mbi 18 vite që jeton në Itali, dy fëmijët i kanë lindur në Itali”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të paktë 10 ditë më parë. Ishte Taulant Malaj ai që masakroi me thikë vajzën 16-vjeçare Xhesikën, vrau një shtetas italian dhe goditi me thikë edhe bashkëshorten e tij Tefta Malaj, duke e akuzuar këtë të fundit se e tradhtonte me 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat