Po shkonte në punë, humb jetën në aksident 39-vjeçari shqiptar në Itali, motori u nda në dysh

Diaspora

Po shkonte në punë, humb jetën në aksident 39-vjeçari shqiptar në Itali, motori u nda në dysh

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:54
Saimir Gjinika

39-vjeçari shqiptar Saimir Gjinika, me origjinë nga Durrësi ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Teviso të Italisë teksa  po shkonte për në punë.

Mediat italiane shkruajnë se ai u përplas me një furgon, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Motoçikleta u nda në dy pjesë nga përplasja.

Shqiptari i martuar dhe babai i një djali të vogël nuk u mbijetoi plagëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat