Ngjarje e rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet e para

Diaspora

Ngjarje e rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet e para

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Në provincën e Piacenza, një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende misterioze. I riu vdiq gjatë transportit për në spital pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie. 

Një burrë ndodhej brenda shtëpisë, i cili qëndroi i bllokuar për disa orë para se të dorëzohej dhe t'i hapte derën karabinierëve.

Policia e ka shoqëruar atë në paraburgim, raporton 'Tgcom'. 

Në orët e vona të pasdites, ambulanca ndërhyri brenda shtëpisë për të shpëtuar djalin 20-vjeçar, i cili më pas humbi jetën gjatë transportit nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri. 

E gjitha ngjarja është ende mister. Pritet që në orët në vijim të mësohet më shumë, rreth identitetit të shqiptarit, personit që u gjet brenda banesës dhe shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat