Kapet me kokainë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali! I sekuestrohen lënda narkotike dhe para cash

Diaspora

Kapet me kokainë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali! I sekuestrohen lënda narkotike dhe para cash

Më: 14 prill 2025 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Në Fierence, Guardia di Finanza ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar, të cilit nga kontrollet iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Policia ra në gjurmët e trafikantit shqiptar, për shkak se ai bënte lëvizje të dyshimta me makinë.

Në moentin që ai u kontrollua nga policia, iu gjetën mbi 15 kg kokainë, e ndarë në 20 blloqe dhe 12 kg marijuanë, si edhe 37 mijë euro para cash. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan materiali ambalazhues dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e dozave, si makina ambalazhuese me vakum, peshore, prerëse, thasë dhe çanta shpine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat