Kompozitori Rinor Kastrati diplomohet në Regent’s University London – parqitet me flamurin shqiptar në ceremoninë zyrtare

Diaspora

Kompozitori Rinor Kastrati diplomohet në Regent’s University London – parqitet me flamurin shqiptar në ceremoninë zyrtare

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 13:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompozitori Rinor Kastrati diplomohet në Regent’s University London – parqitet me flamurin shqiptar në ceremoninë zyrtare LONDËR, 31 KORRIK 2025 – Kompozitori i njohur Rinor Kastrati, me origjinë nga Peja dhe i lindur e rritur në Gjermani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë madhështore të diplomimit të tij në një nga universitetet më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar, Regent’s University London.

Image
Rinori dhe Donna Dafye

Kastrati përfundoi me sukses studimet master në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit, me temën e diplomës: "Luxury Brand Management".

I njohur gjithashtu si vëllai i këngëtares së suksesshme Donna Dafi, Rinori tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një gjest mbresëlënës: gjatë ceremonisë, ai u paraqit duke mbajtur me krenari flamurin kombëtar shqiptar kuq e zi, që përfaqëson prejardhjen nga babai i tij, flamurin e Nigerisë, vendlindjen e nënës së tij, si dhe flamurin e Gjermanisë, shtetin ku ai ka lindur dhe është rritur.

Image
Rinori

 

Ky akt u mirëprit dhe duartrokit nga të ftuarit. Ceremonia përfundoi me urime të përzemërta nga familjarë, miq dhe të ftuar të shumtë, duke e bërë këtë ditë të veçantë një moment të paharrueshëm për Rinorin dhe të afërmit e tij. Regent’s University London është një ndër universitetet më të njohura në Britaninë e Madhe, me reputacion ndërkombëtar për standardet e larta akademike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat