Vrasje tipike e karteleve meksikane dhe dyshimet për depresion, flet vëllai i 29 vjeçarit që u gjet i varur në autostradën e Brukselit

Diaspora

Vrasje tipike e karteleve meksikane dhe dyshimet për depresion, flet vëllai i 29 vjeçarit që u gjet i varur në autostradën e Brukselit

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 19:13
Bekim Halilaj, 29 vjeçari i vrare ne Bruksel

Bekim Halilaj, një 29 vjeçar me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë rreth një javë më parë në mes të Brukselit, në Belgjikë. Ai u gjet i varur me kabllo elektrike në një tabelë rrugore, në krah të autostradës.

I riu përflitet se është vrarë për shkak të përplasjeve mes karteleve të drogës, me mediat belge që raportojnë se vdekja është tipike e karteleve meksikane, ndërkohë që ka dyshime se ai mund të jetë vetëvrarë për shkak të depresionit.

Kësaj piste i mëshon dhe i vëllai i tij, Redi Halilaj, i cili është shprehur se Bekimi nuk kishte lidhje bandat e drogës por vuante nga depresioni.

“Kjo ngjarje nuk ka lidhje fare me ato që përfliten në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka patur, vetëm ai i ka ditur. Ai nuk e ka dhënë veten por mesazhi që ka dërguar na ka lënë të dyshojmë se shkaku ka qenë vetëm depresioni.

Mua më ka dërguar mesazhe dhe kushëririt. Unë ju lutem mediave të mos na traumatizojnë sepse po merrem vetë me këtë situatë.

Nuk ka patur lidhje as me drogë e gjëra të tjera. Është vetëm për shkak të depresionit. Kjo është vetëvrasje fatkeqësisht. Në trup nuk kishte as shenja dhune", është shprehur Redi Halilaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat