Ndërmjetës i karteleve shqiptare me ato italiane, sekuestrohet vila 47-vjeçarit në Itali e mbi 100 mijë euro cash! Pasuri marramendëse nga trafiku i drogës

Diaspora

Ndërmjetës i karteleve shqiptare me ato italiane, sekuestrohet vila 47-vjeçarit në Itali e mbi 100 mijë euro cash! Pasuri marramendëse nga trafiku i drogës

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 20:25
Pamje nga operacioni 'Ura'

Autoritetet italiane i sekuestrojnë 47-vjeçarit Massimiliano Fiore një vilë në Torre a Mare dhe mbi 100.000 euro cash. 47-vjeçari akuzohet për lidhje të ngushta organizatat kriminale shqiptare të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Massimiliano Fiore aktualisht ndodhet i burgosur që prej majit 2025 pas zhvillimit të megaoperacionit ndërkombëtar “Ura”.

Sipas hetimit, pasuritë e 47-vjeçarit lidheshin me tregtinë e drogës, veçanërisht kokainës dhe heroinës, me origjinë nga Shqipëria dhe që drejtoheshin për në Puglia. Bazuar në gjetjet e hetuesve, burri ishte lidhja midis klanit Palermiti nga lagjja Japigia dhe grupeve shqiptare që shisnin lëndët narkotike të importuara në Itali.

Fiore, sipas prokurorisë, siguroi gjithashtu “mbrojtjen” e palermitanëve për ta, duke i lejuar ata të shisnin drogë në komunat e provincës nën ndikimin e klanit.

Operacioni, i quajtur “Ura”, çoi në ekzekutimin e masave paraprake në Itali, Belgjikë dhe Shqipëri kundër 52 personave, të akuzuar jo vetëm për trafik ndërkombëtar droge, por edhe për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Sekuestrimi, i kërkuar nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut, është pjesë e një përpjekjeje të gjerë hetimore të kryer nga Drejtoria e Antimafias së Barit dhe autoritetet e Tiranës, që synon luftimin e trafikut të drogës nga organizatat kriminale shqiptare, informon media italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat