Ndjekje si në filma, dy shqiptarët kapen me gati 2 kg kokainë dhe armë të fshehura në kroskotin e makinës

Diaspora

Ndjekje si në filma, dy shqiptarët kapen me gati 2 kg kokainë dhe armë të fshehura në kroskotin e makinës

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Karabinierët kanë kryer një operacion të jashtëzakonshëm kontrolli të territorit në zonën e Udines në Itali, me qëllim luftimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacion ky që çoi në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të moshave 40 dhe 29 vjeç, të dy me precedentë penalë, të cilët e kapën me kokainë, armë dhe fishekë.

Arratisja dhe arrestimi

Kontrolli ndodhi pranë kazermës “Piave”. Dy burrat shqiptarë, të cilët po udhëtonin me një automjet, nuk iu bindën urdhrit të ndalimit nga patrulla e policisë, duke tentuar një arratisje të dëshpëruar.

Por tentativa për arratisje përfundoi brenda pak sekondash: automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në shkurret e një rruge të pashtruar aty pranë.

Dy shqiptarët u ndaluan dhe të dy iu nënshtruan kontrollit personal dhe të automjetit.

Kokainë, pistoleta dhe para në automjet

Siç shkruajnë mediat italiane, gjatë kontrollit karabinierët gjetën dy pako me 1.7 kilogramë kokainë, të fshehura pas kroskotit të makinës.

Por jo vetëm kaq: në kroskot atyre iu gjet edhe një pistoletë kalibri 22 LR me numër serial të fshirë dhe pesë fishekë, një prej të cilëve ishte në tytë, gati për përdorim.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 8 mijë e 500 euro në para të gatshme, të konsideruara si të ardhura nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës, së bashku me armën dhe lëndën narkotike.

Materialet e gjetura u sekuestruan, ndërsa dy personat u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e Udines, sipas urdhrit të Autoritetit Gjyqësor.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar origjinën e lëndës narkotike dhe për të verifikuar lidhjet e mundshme me rrjetet e trafikut të drogës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat