Policia e Sussex ka publikuar në Facebook foton e një të riu shqiptar i cili është shpallur në kërkim, pasi duhet të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin për akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
Njoftimi:
“A mund të na ndihmoni të gjejmë Blerim Kordhakun, i cili kërkohet për rikthim në burg.
Ai po vuante dënimin për drogë. Blerimi është 25 vjeç, ai njihet gjithashtu se frekuenton zonën e Brighton.
Nëse e shihni ose keni ndonjë informacion për të ndihmuar policinë në gjetjen e tij, telefononi 999”, është ky njoftimi i policisë së Sussex, bashkangjitur fotos së shqiptarit të shpallur në kërkim.