Zürich, 04 shkurt 2026 - Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, është nderuar sot me një mirënjohje të veçantë me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirënjohja iu dorëzua nga z. Milaim Sylejmani, veteran i UÇK-së dhe ish-shef i Operativës së Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.
Me këtë rast, z. Berisha u shpreh se kjo dhuratë përbën një vlerësim me domethënie të veçantë historike dhe kombëtare, duke theksuar se nuk ka dhuratë më të çmuar se ajo që mban simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai falënderoi z. Sylejmani për gjestin dhe respektin e treguar.
Modestia dhe përkushtimi profesional i z. Berisha janë të njohura gjerësisht në mesin e mërgatës shqiptare në Zvicër. Me angazhimin e tij të vazhdueshëm, ai po fiton çdo ditë e më shumë respekt dhe reputacion jo vetëm te mërgata kosovare, por edhe te shqiptarët nga të gjitha trevat, duke përforcuar rolin e përfaqësimit institucional të Republikës së Kosovës.