Një çift i ri i cili mësohet se i ka marrë jetën djalit të tyre tre muajsh është dënuar me burgim, pasi hetimet zbuluan se ata janë fajtorët kryesorë për vdekjen e të voglit të tyre.
Bëhet fjalë për shqiptarin Klevi Pirjani dhe partneren e tij Nivaldi për të cilët hetimet kanë nxjerrë në pah se janë shkaku i vdekjes së fëmijës së tyre 3 muajsh.
Foshnja 3 muajsh, Miguel Pirjani u gjet i pavetëdijshëm kur shërbimet e urgjencës u thirrën në shtëpinë e foshnjës në Percy Road, Seacombe, nëntorin e 2024.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve Klevi dhe Nivaldi Pirjani pretenduan se djali i tyre thjesht kishte ndaluar së marri frymë. Mirëpo skanimet në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, ku ai dha frymën e fundit 5 ditë pasi ishte shtruar, nxorrën në pah se ai kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe dhjetëra fraktura të tjera në javët e mëparshme.
Pas gjykimit të bërë ndaj tyre në muajin tetor shtetasi shqiptar Klevi Pirjani, 37 vjeç, dhe Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeç, shtetase portugeze, u shpallën fajtorë për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
Ndërsa bëhet me dije se Klevi Pirjani u dënua nga Gjykata e Kurorës në Liverpul me 19 vjet burg, ndërsa Nivalda Santos Pirjani është burgosur me 15 vite e tre muaj.
Detektivja Holly Chance, referuar hetimeve të bëra, u shpreh se familja Pirjani nuk shpjegoi kurrë pse foshnjës së pambrojtur i ishin shkaktuar lëndime të tilla të tmerrshme.
"Foshnja Miguel duhej të kishte ndjerë dashuri dhe përzemërsi nga prindërit e tij, por në vend të kësaj, në atë jetë të shkurtër, atij i është shkaktuar dhimbja më e keqe e mundshme që mund të imagjinojmë ndonjëherë", tha ajo.
Ndërsa anaëtarë nga Porkuroria janë shprehur se Miguel kishte qenë "plotësisht i varur nga prindërit e tij për mirëqenien e tij". Për rrjedhojë dyshja janë përgjegjës për vrasjen e tij, për të cilën dhe janë dënuar.