Vizita e dy kongresmenëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, në Luginën e Preshevës, vizitë historike

Diaspora

Vizita e dy kongresmenëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, në Luginën e Preshevës, vizitë historike

Nga: Uk Lushi Më: 27 maj 2026 Në ora: 18:10
Pamje nga takimi

Vizita e dy kongresmenëve amerikanë, njëri nga Partia Republikane dhe tjetri nga Partia Demokratike, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, në Luginën e Preshevës, ishte historike, por ajo është vazhdimësi e interesit bipartizan të ShBA-së për Ballkanin dhe shqiptarët.

3 gjëra që shpërfaq kjo vizitë e duhur në kohën e duhur duhet thënë hapur:

1) Amerikanët po bëjnë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës se sa Republikat e Kosovës dhe Shqipërisë dhe kastat politike në të dyjat.

2) Si para diku 50 vitesh, kur aksi i fuqisë së shqiptaro-amerikanëve u zhvendos nga Bostoni në New York, aksi i fuqisë shqiptaro-amerikane tash është duke u transferuar nga New Yorku në Dallas. Shqiptarët e Teksasit sot janë aktivistët më energjikë shqiptarë në Amerikë. Padyshim që liderët e rinj të këtij segmenti janë turbinat kryesore për vizitën në Preshevë dhe meritojnë mirënjohje, pavarësisht që disa aktivistët të vjetër në Amerikë brofën të marrin vëmendje.

3) Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, bashkë me shqiptarët në trojet e tyre në Maqedoni dhe Mal të Zi, duhet të institucionalizojnë lidhjet,  duhet të koordinohen dhe duhet t’u ikin privatizimeve individuale dhe partiake me aktivistët shqiptaro-amerikanë. 

Shqiptarët e Luginës nuk guxojnë të harrohen sepse kjo do të na kushtojë krejt shqiptarëve kudo jemi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat