“Zbrazi karikatorin ndaj shqiptarëve që i hynë në shtëpi” – Mediat italiane zbulojnë jetën e “dyfishtë” të Gjovalin Lazrit

Diaspora

“Zbrazi karikatorin ndaj shqiptarëve që i hynë në shtëpi” – Mediat italiane zbulojnë jetën e “dyfishtë” të Gjovalin Lazrit

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 13:29
Gjovalin Lazri

Italia vijon të jetë e ndarë pas ngjarjes së ndodhur natën mes 19 dhe 20 shtatorit në Baldissero d'Alba, ku Roberto Mollo hapi zjarr ndaj një grupi hajdutësh, duke zbrazur pothuajse të gjithë karikatorin e armës së tij dhe duke vrarë 36-vjeçarin shqiptar Gjovalin Lazri.

Teksa hetimet po përqendrohen te dinamika e të shtënave, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për jetën e shqiptarit dhe orët e fundit para tragjedisë.

Sipas hipotezës mbi të cilën po punojnë hetuesit, Gjovalin Lazri mund të mos jetë qëlluar pranë shtëpisë ku kishte hyrë grupi, por në momentin kur po largohej bashkë me personat e tjerë, rreth 30 deri në 40 metra larg pronës.

Pikërisht për këtë arsye autopsia dhe ekspertiza balistike konsiderohen vendimtare.

Gjovalin Lazri ishte 36 vjeç dhe prej shumë vitesh jetonte në Torino. Banonte në lagjen Barriera di Milano, në veri të qytetit, bashkë me partneren dhe djalin e tyre të vogël.

Prej rreth dy vitesh ai dhe partnerja administronin një bar në Corso Taranto. Ajo punonte gjithashtu edhe në një studio tatuazhesh. Për ata që i njihnin, jeta e çiftit sillej mes shtëpisë, punës dhe djalit të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat