Tre shtetas shqiptarë, 48, 38 dhe 36-vjeç, janë arrestuar në Itali, nën dyshimin për përfshirje në disa vjedhje në banesa.
Ata dyshohet se hynin në banesa gjatë natës, ndërsa familjet ishin në gjumë, dhe vidhnin para dhe sende me vlerë.
Sipas hetimeve, grupi dyshohet se është përfshirë në 20 episode kriminale, mes tyre 16 vjedhje të realizuara dhe tri tentativa.
Për të hyrë brenda, ata dyshohet se hapnin vrima në dritare ose detyronin kornizat e dyerve dhe dritareve. Më pas kërkonin para dhe sende me vlerë, veçanërisht bizhuteri prej ari dhe argjendi.
Sipas bilancit të hetimeve, vlera e sendeve të vjedhura arrin në rreth 55 mijë euro. Mbi 5 mijë euro janë para të gatshme, ndërsa rreth 50 mijë euro përllogaritet vlera e bizhuterive prej ari dhe argjendi.
Vjedhjet e dyshuara janë regjistruar në Osimo, Sant’Elpidio a Mare, Recanati dhe Montecosaro, në rajonin e Markeve, në Italinë qendrore, mes janarit dhe prillit 2026.
Hetimet u zhvilluan nga karabinierët e Osimos, në koordinim me Prokurorinë e Ankonës. Të tre personat janë nën hetim dhe ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik.