Gazeta zvicerane ArcInfo vlerëson librin e juristit Lirim Begzati: udhëzuesi i parë juridik i këtij lloji në shqip në Zvicër

Diaspora

Gazeta zvicerane ArcInfo vlerëson librin e juristit Lirim Begzati: udhëzuesi i parë juridik i këtij lloji në shqip në Zvicër

Nga: Lirim Begzati Më: 31 tetor 2026 Në ora: 20:17
Lirim Begzati

Neuchâtel, 31 tetor 2026 – Gazeta zvicerane ArcInfo, e përditshmja kryesore e kantonit të Neuchâtel-it, i ka kushtuar një artikull të gjerë librit «E Drejta Zvicerane në 1000 Pyetje-Përgjigje», të autorit Lirim Begzati, jurist me prejardhje nga Gostivari.

Gazeta e vlerëson botimin si kontribut të rëndësishëm për diasporën shqiptare, por edhe si punim profesional që i shërben vetë shtetit zviceran në përpjekjen për t'u ofruar të huajve informacion juridik të saktë e të kuptueshëm.

Libri, me 336 faqe, është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe në Zvicër. Në formë pyetje-përgjigje, ai trajton fushat që prekin më së shumti jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë vend: migracionin, marrëdhëniet e punës, qiranë, sigurimet shoqërore dhe të drejtën familjare. Botimi doli në fund të shtatorit 2026, pas dy vitesh pune.

Për dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit që jetojnë e punojnë në Zvicër, libri ofron për herë të parë në gjuhën amtare përgjigje të qarta për pyetje që shpesh mbeten pa zgjidhje për shkak të pengesave gjuhësore.

Lirim Begzati, Lic. iur./LL.M., noter i diplomuar, ka kryer studimet në Kosovë, Maqedoni, Zvicër dhe Francë. Ai ka punuar afro dy dekada si jurist në administratën e kantonit të Neuchâtel-it dhe në vitin 2016 hapi zyrën e tij juridike në Neuchâtel. Është gjithashtu përkthyes gjyqësor i certifikuar, publicist dhe autor i disa librave.

Vëmendja që një gazetë e rëndësishme zvicerane i kushton këtij botimi përbën një nder për autorin dhe për mbarë mërgatën shqiptare në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat