Drenthe tregon eksperiencën e tij

Futboll

Drenthe tregon eksperiencën e tij

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Drenthe tregon eksperiencën e tij

Royston Drenthe mbahet mend nga të gjithë si futbollisti i talentuar që shpërtheu në radhët e Feyenoord dhe u ble nga Reali i Madridit, por te Los Blancos ai dështoi totalisht dhe që nga ajo periudhë, karriera e tij ka ardhur në rënie totale.

Sot luan në divizionin e tretë të futbollit holandez me Kozakken Boys. Në vitin 2013 provoi një aventurë në Rusi tek Alania, për të cilën flet në prononcimin e fundit. “Vladikavkaz nuk ishte qyteti ideal për të jetuar. 

Mund të kesh shumë para, por nuk ke çfarë bën aty.

E shtynim kohën duke pirë vodka, pije që nuk mungonte kurrë në autobusin e skuadrës. Kjo është Rusia“, rrëfen Drenthe, i cili shënoi 3 gola në gjashtë ndeshje të luajtura me Alanian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat