PSG shkarkon Tuchel?

Futboll

PSG shkarkon Tuchel?

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
PSG shkarkon Tuchel?

PSG po mendon që të largojë nga drejtimi trajnerin Thomas Tuchel.

Tekniku gjerman ka probleme me drejtorin sportiv Leonardo. Ata kanë patur probleme me merkaton dhe kanë përplasje mes tyre.

Emri që përflitet për të marrë drejtimin e francezëve është Mauricio Pochettino.

Ky i fundit nuk ka marrë drejtimin e asnjë ekipi që prej kohës që u largua nga skuadra e Tottenhamit.

PSG nuk ia doli që të fitojë në finalen e sezonit të kaluar në Champions League.

Parisienët u mposhtën në finale nga Bayern Muncheni me rezultatin 1:0.  Ëndrra e madhe e presidentit është të fitojë kupën veshgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat