Arsenali si mos më keq

Futboll

Arsenali si mos më keq

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Arsenali si mos më keq

Situata aspak e mirë te Arsenali që ka harruar si fitohet bën që tashmë të hapen skenare nga më të ndryshmet, si edhe rënia nga kategoria, nëse vazhdohet kështu.

Mes ekipeve të interesuara të shohin topçinjtë gjithmonë e më poshtë është dhe West Brom i Sem Allardyce, që ka folur për mediat përpara sfidës së vështirë ndaj Liverpool.

Ekipi i tij renditet në vend të parafundit me 7 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan ndaj kampionëve (27 dhjetor).

Trajneri sheh edhe Arsenal në garë për mbijetesën. “Topçinjtë” ndodhën në krizë totale dhe renditen në vend të 15-të.

“Duke parë që Arsenali bën pjesë në 8 ekipet më të dobëta, atëherë po, ata janë një nga rivalët tanë për mbijetesën. Ata dështuan edhe ndaj Manchester City. Nuk ishte një ndeshje kampionati, por çdo humbje ndikon për keq.

Lojtarët humbasin besimin dhe kriza reflekton në aspektin e tyre psikologjik. Uroj që të fitojmë kur të përballemi me ta dhe t’i zhysim edhe më keq, do të ishte një gjë e mirë për ekipin tim.

Detyra ime është të bind lojtarët që mund t’ia dalim të qëndrojmë në Premier League. Ka dy sekrete: punë dhe përqendrim. Vetëm kështu do të sigurojmë pikë dhe do ngjitemi në renditje“, përfundon Allardyce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat