Futbollisti nga Kosova i pafat, i jep fund karrierës në moshën 24-vjeçare! Ja arsyeja

Futboll

Futbollisti nga Kosova i pafat, i jep fund karrierës në moshën 24-vjeçare! Ja arsyeja

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Futbollisti nga Kosova i pafat. I jep fund karrierës në moshën 24-vjeçare. Ja arsyeja

Ish-mesfushori i Kombëtares, U-17 dhe U-19, Lorik Aliu, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 24-vjeçare. Ky vendim erdhi për shkak të dëmtimeve të shumta, që ia bënë të pamundur realizimin e ëndrrës të madhe që Aliu kishte.

Lajmi për tërheqjen përfundimtare nga futbolli është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, ku shkroi:

Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit!

Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT.

Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë.

Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt.

Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht.

Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu.

Shihemi në sfida të reja!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat