Mourinho nuk pret deri të martën

Futboll

Mourinho nuk pret deri të martën

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:18
Lojtarët e Real Madridit

Vinicius Junior e nisi nga stoli për Real Madrid në fitoren e mbrëmshme me përmbysje 2-1 naj Celta Vigo, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Ndërsa Yan Diomande e nisi në krahun e majtë si titullar, braziliani u zhvendos në krahun e djathtë në vend të Alexander Arnold, në fillim të pjesës së dytë. Vinicius dha një kontribut të rëndësishëm në përmbysjen e Real Madridit, në pjesën e dytë.

Në intervistën pas ndeshjes, Jose Mourinho zbuloi se kush do të luajë titullar të martën në Champions League ndaj PSV-së, mes Vinicius Junior dhe Yan Diomande.

“Për t’ju kursyer pyetjen të hënën, po i jap fund spekulimeve që tani. Vinicius Junior do të jetë në formacionin titullar të martën”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat