Futbollisti Mario Mitaj vazhdon të vuajë për minuta në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, qëndroi gjatë gjithë takimit në stol, në sfidën e Genoas ndaj Sassuolos.
Në duelin e javës së 12-të, skuadra e De Rossit u rikthye te suksesi, pasi triumfoi 0-2 në transfertë. Vendimtar ishte Osmajic, i cili realizoi dy golat e sfidës në minutat 26 dhe 38.
Me këtë fitore, Genoa ngjitet në vendin e 10-të, me 16 pikë të grumbulluara, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë, ku numëron shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit.
Në duelin tjetër, Bologna barazoi 1-1 ndaj Udineses në shtëpi. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të Zortea, ndërsa miqtë barazuan me Zaniolon në minutën e 67-të.
Me këtë barazim, Bologna mban vendin e nëntë me 18 pikë, ndërsa Udinese renditet e parafundit me vetëm 6 pikë.