UEFA publikon më të mirët e të gjitha kohërave

Futboll

UEFA publikon më të mirët e të gjitha kohërave

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:44
UEFA publikon më të mirët e të gjitha kohërave

UEFA ka publikuar së fundmi një listë me renditjen e klubeve më të mira të të gjitha kohërave në Champions League.

Në statistika përfshihen të gjitha ndeshjet që nga viti 1955-2020, duke marrë në llogari edhe fazën e kualifikueseve dëri në fazën e grupeve.

Secila fitore është vlerësuar me dy pikë, ndërsa barazimi me vetëm 1. Gjithashtu përballjet që janë zgjidhur përmes penalltive janë llogaritur si barazime.

Lista padyshim që udhëhiqet “mbretërit” e këtij kompeticioni, Reali i Madridit, që ndiqet Bajerni i Mynihut dhe Barcelona. Më pas renditja vijon me Mançester Junajtid dhe Juventus, që gjendet një pozicion më lart Milanit.

Ndërkohë klubet shqiptare është Tirana ajo që i prin. Bardheblutë ndodhen në vendin e 140-të, ndërsa ekipi që i ndjek është Skënderbeu, që e gjen veten në pozicionin e 168.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat