Alonso rikthehet në Madrid

Futboll

Alonso rikthehet në Madrid

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Marcos Alonso

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, do të rikthehet në Spanjë përkatësisht tek skuadra e Atletico Madrid.

Mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, ishte njëri nga futbollistët më të zakonshëm në spekulimet që lidhnin spanjollin me një largim nga Stamford Bridge verën e kaluar.

Alonso, i cili pas ardhjes së Ben Chilwell, nuk po gjen vend në formacionin bazë thuhet se ka arritur marrveshje me Atletico Madrid.

Spanjolli nuk është thirrur të luaj për ekipin që nga fillimi i sezonit, ku ai bëri një skandal.

Pas një paraqitje të dobët, në ndeshjen ndaj West Bromwich Albion ku u zëvendësua në minutën e 45′, 30 vjeçari nuk u ul në bankën rezervë me shokët e ekipit, por zgjodhi të ndjekë ndeshjen nga autobusi i ekipit.

Kjo gjë thuhet se tërboi menaxherin e Chelsea, Frank Lampard, i cili priti mbledhjen me lojtarët në zhveshtore ku me një zemërim të paparë deri tani e kishte kritikuar Marcos Alonson.

Që nga kjo lojë, Alonso nuk ka regjistruar ndojnë paraqitje me klubin londinez, faktikisht ai ka vetëm tre paraqitje këtë sezonë.

Sipas ‘El Chiringuito’, 30 vjeçari do të kalojë në Wanda Metropolitano në janar 2021 si formë huazimi dhe Chelsea do të paguajë 50% të pagës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat