A do të rikthehet sërish në Kosovë?

Futboll

A do të rikthehet sërish në Kosovë?

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Bledi Shkëmbi

Kthesë e papritur te Ballkani. Bledi Shkëmbi pritet të jetë timonieri i ri i skuadrës nga Suhareka, që pritet të pasojë Ismet Munishin e shkarkuar.

Sipas Panorama Sport, trajneri korçar është takuar sot me presidentin e klubit të Ballkanit, në hotel Sheraton në Prishtinë, ku kanë arritur dhe akordin paraprak.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Ndërkohë, kujtojmë që drejtuesit e klubit ishin shumë pranë marrëveshjes me Orges Shehin, por bisedimet kanë marrë një kthesë të papritur.

Shkëmbi pritet të rikthehet në Kosovës, pas eksperiencës që ka pasur në të kaluarën me Lirin e Prizrenit.

Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut, veç Lirisë, drejtoi edhe Teutën në Kategorinë Superiore, teksa kjo do të jetë eksperienca e tretë e tij në rang klubesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat