Kaos

Futboll

Kaos

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Kaos

Skuadra turke Menemenspor, ku aktivizohen dy lojtarët shqiptarë, Gentjan Selmani dhe David Domgjoni është duke kaluar momente shumë të vështira në këtë periudhë.

Lojtarët nuk kanë marrë pagat e tyre prej një kohe të gjatë dhe tashmë iu është sosur durimi.

Ata kanë kërcënuar klubin se në rast se nuk marrin pagat e tyre, atëherë do të bojkotojnë ndeshjen e radhës në kampionat.

Gjithashtu lojtarët vendosën edhe bojkotin e stërvitjes, pavarësisht se klubi i kërcënoi se do i largonte nga skuadra nëse e bënin diçka të tillë. Megjithatë kjo nuk i bëri lojtarët që të tërhiqen, teksa i thanë drejtuesve se janë gati të bojkotojnë edhe ndeshjen e radhës nëse nuk paguhen.

Javën e kaluar ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme sulmuesi Sikiru Olatunbosun dhe e gjitha erdhi për shkak të pagesave të pa marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat