Një tjetër largim nga Interi

Futboll

Një tjetër largim nga Interi

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:51
Një tjetër largim nga Interi

Pas Raxha Naingolan, Kuado Asamoah pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Interi. Mbrojtësi nuk është në planet e drejtuesve, teksa rezulton futbollist i lirë.

Sipas mediave italiane, futbollisti zikaltër është pranë akordin me Xhenoan, që pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Marrëveshje pritet të konkretizohet në ditët në vijim, teksa mbrojtësi i djathtë, dotë nisë kështu një aventurë të re,  te skuadra e Serisë A që lufton për mbijetesë.

32-vjeçari ganez gëzon një formë optimale, ndërkohë që në të kaluarën është aktivizuar me Udinezen dhe Juventusin. Me fanellën e Interit,Asamoah regjistroi 40 paraqitje, pa arritur të shënojë asnjë gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat