Sportisti shokon: Kam 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam beqar…

Futboll

Sportisti shokon: Kam 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam beqar…

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:50
Sportisti shokon: Kam 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam beqar…

Ylli futbolli në moshën 18 vjeç, i blerë nga Real Madridi vetëm 20 vjeç dhe i larguar tri vite më vonë. Sigurisht, nuk mund të thuhet se Royston Drenthe nuk ishte një karrierë e shpejtë, në të gjitha kuptimet. Por, ajo që dukej si fat i një jete, zbarkimi në “Bernabeu”, e shënoji atë.

Pas kësaj eksperience, mbrojtësi holandez ka luajtur vetëm në ekipe, që sigurisht nuk janë të jashtëzakonshme dhe tani, në moshën 33 vjeç, pas një “pensionimi” të parë dhe karriere si reper, është nën kontratë me Racing Murcia, një klub amator nga “Tercera Division”, ekuivalenti i Serie D në Itali., shkruan telesport.

Rrëfimet e tij publike të lëshuara ndër vite e shpjegojnë jetën e shthurur të tij. Duke folur në “El Partitazo de Cope”, Drenthe u ndal tek aventura e re futbollistike, por jo vetëm. Edhe jeta e tij ishte padyshim një temë diskutimi: “Unë kam shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme, por tani jam beqar”. 

Image

Dhe me disa kile të tepërta, siç shpjegojnë mirë disa foto që tashmë janë bërë virale, i duhet të futet në “zdrukth”: “Unë duhet ta marr veten ngadalë, pasi nuk jam në gjendje të luaj. Mendoj se duhet të humbas 3 kilogramë si fillim. Por, nga e hëna futem në dietë.

Fatkeqësisht, gjithmonë kam ngrënë shumë, tezet e mia gatuajnë shumë mirë…”

Drenthe dëshiron të rikthehet seriozisht në lojën e futbollit: “Qëllimi është të tregoj se nuk jam këtu për të mashtruar askënd, por për të kuptuar se çfarë do të thotë trupi im. Real Madridi? Kam kujtime të shkëlqyera, Madridi është shtëpia ime. Në fillim shoku im më i mirë ishte Robinho, pastaj edhe Guti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat