Dovedan: Arbitrat na janë vënë keq

Futboll

Dovedan: Arbitrat na janë vënë keq

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:24
Dovedan: Arbitrat na janë vënë keq

Bylisi nuk shkoi përtej një barazimi pa gola me Tiranën në stadiumin “Adush Muça’, ndërsa trajneri Dovedan, përveç problemeve brenda ekipit të tij, drejtoi gishtin edhe nga arbitrimi, duke thënë se për faj të gjyqtarëve skuadrës i mungojnë disa pikë.

Sa e vështirë do të jetë të realizoni objektivin, që është mbijetesa?

E kemi thënë që kemi probleme brenda skuadrës, por kemi edhe një problem të madh shumë me arbitrat. Edhe unë pyes veten kush është arsyeja pse na janë vënë kaq shumë arbitrat. Në Tiranë nuk na dhanë 2 penallti, sot nuk na dhanë 1 penallti. Vetëm me Tiranën na kanë mohuar 4 pikë. Unë mendoj se rasti i Spahiut është penallti.

Ju a keni përgjegjësi që keni fituar vetëm dy nga 13 ndeshje?

Unë mund ta analizoj. Nëse arbitrat do kishin mbajtur drejtë dhe do të na kishin dhënë penalltitë që na takojnë, do të ishim në vend të dytë ose të tretë.

Çfarë prisni nga merkatoja, tani që u largua edhe Murataj?

Ne akoma për kërkojmë 2-3 lojtarë, por nuk është e lehtë t’i gjesh në këtë moment të vështirë. Duhet të kishim parë më përpara, por çfarë të bëjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat