Kroati dëshiron Milanin

Futboll

Kroati dëshiron Milanin

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:28
Kroati dëshiron Milanin

Mario Mandzukic dëshiron Milanin. Tashmë lojtar i lirë pas përvojës së shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe larg fushave që nga muaji mars, sulmuesi kroat mezi pret të rishfaqet në lojë. Ideja e kthimit në Serinë A e entuziazmon shumë, ashtu si mundësia për të luajtur me Ibrahimovicin.

Ai synon një kontratë gjashtëmujore, kohë gjatë së cilës duhet të provojë se është ende i aftë të konkurrojë në nivelet më të larta të futbollit europian.

Nga ana e tij, klubi kuqezi nuk dëshiron të bëjë ndonjë lëvizje të nxituar, por ka marrë kohë për të vlerësuar mirë argumentet pro dhe kundër kësaj lëvizjeje.

Vlera që bart si lojtar dhe karaker nuk janë në diskutim, përkundrazi drejtuesit e Mlanit mendojnë se një figurë si ajo e kroatit mund të ketë ndikimin pozitiv në dhomën e zhveshjes.

Gjithsesi, duhet parë me kujdes edhe gjendja e tij fizike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat