Ish lojtari i Milanit: Atmosferë fantastike tek Rossonerët, por Inter dhe Juve janë më të fortë

Futboll

Ish lojtari i Milanit: Atmosferë fantastike tek Rossonerët, por Inter dhe Juve janë më të fortë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:04
Milani

Ish lojtari i Milanit, Massimo Oddo foli mbrëmë për Tactickers për përvojën e tij si trajner dhe për disa nga shokët e tij të skuadrës si Gattuso, Inzaghi dhe Nesta.

“Puna e një traineri është stresuese, Inzaghi tre vjet më parë dukej tridhjetë vjet më i ri, tani ai duket si 56 vjeçar. Unë kurrë nuk prisja që Nesta të bëhej trajner edhe sepse ai ishte i pari që e tha këtë, ndërsa unë do të vija bast për Gattuso. Si një lojtar me disiplinë dhe këmbëngulje, ai fitoi gjithçka pavarësisht se nuk kishte një teknikë e shkëlqyeshme dhe u bë shembull për shumë njerëz. Dhe në futboll si në jetë duhet të bësh gjëra me përkushtim dhe seriozitet”, tha Oddo.

Ndërkohë, duke folur për Scudetto, ai deklaroi se Napoli, Inter dhe Juventus janë më të fortë se Milani.

“Milani në letër nuk është skuadra më e fortë. Interi, Juve dhe Napoli kanë më shumë potencial, por Rossonerët janë përpara sepse është krijuar një kimi e çmendur. Si lojtar i Milanit, shpresoj që klubi të arrijë deri në fund. Dallimi midis Milanit dhe Juve është tek cilësia. Nëse te Milani mungon Ibra bëhet e vështirë, ndërsa te Juve nëse Morata nuk luan, atëherë është Dybala”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat