Barcelona synon hakmarrjen

Futboll

Barcelona synon hakmarrjen

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:24
Barcelona synon hakmarrjen

E diel e pasur me ndeshje në SuperSport nga kampionatet elitare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë përplasjet e mëdha.

Pa dyshim, “qershia mbi tortë” në këtë maratonë sfidash është pa dyshim Barcelona – Atlheltic Bilbao, që do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 21:00. Dy javë më parë, ekipi bask triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj “blaugranave” në finalen e Superkupës, takim që u mbyll me daljen me karton të kuq të Lionel Messit, për sjelljen josportive ndak Villalibres.

Skuadra e Ronald Koemanit ka shansin të “hakmerret” për atë dështim, që i mohoi trofenë e parë sezonin, por mbi të gjitha të barazojë me pikë Real Madridin, që pësoi një humbje të papritur 1-2 nga Levante.

Transmetimet nga La Liga nisin më herët me Cadiz – Atletico Madrid (16:45), me “Los Colchoneros” që duket të vendosur për të thyer hegjemoninë e dy gjigantëeve të futbollit spanjoll, Rela Madrid dhe Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat