Southgate kthen mbrojtësin e 'djajve' kundër Shqipërisë

Futboll

Southgate kthen mbrojtësin e 'djajve' kundër Shqipërisë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Southgate kthen mbrojtësin e 'djajve' kundër Shqipërisë

Muaji mars është duke afruar gjithmonë e më tepër, atje ku skena e futbollit dhe spektaklit i lihet Kombëtareve. Në fundin e muajit të ardhshëm do të kemi edhe përballjet e Kombëtareve sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Shqipëria do të luajë kundër Anglisë në datën 28 mars, pasi të ketë mbyllur fillimisht transfertën me Andorrën. Në orët e fundit është “Daily Mail” që ka raportuar të veçantën që vjen nga “tre luanët”.

Trajneri Southgate ka vendosur që të kthejë në Kombëtare mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw.

Ky i fundit ka më tepër se dy vite pa përfaqësuar Anglinë për shkakun e dëmtimeve dhe njëkohësisht humbjen e formës. Por paraqitjet fantastike që ka bërë në këtë sezon me Manchester United e kanë bindur Southgate për të afruar këtë lojtar në Kombëtare.

Gjithashtu pritet që edhe qendërmbrojtësi i Manchester City-t, John Stones, të kthehet me “tre luanët” pasi nuk ka qenë pjesë e saj që prej nëntorit të 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat