Koeman paralajmëron PSG-në

Futboll

Koeman paralajmëron PSG-në

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Koeman paralajmëron PSG-në

Ronald Koeman, trajneri i Barcelona-s, është gati për sfidën e Champions League pas fitores 5-1 të marrë në La Liga kundër Alaves.

“Ndeshja me PSG vjen në momentin më të mirë. Jemi në një moment të mirë dhe jam i bindur se do të jetë një sfidë e ekuilibruar”, ka thënë Koeman për Marca.

Në lidhje me golin që iu anulua Messi-t nga VAR:

“Më mirë të mos flas më për VAR. Duhet të kemi një lente zmadhuese për të parë nëse ishte pozicion jashtë loje ose jo. I kam parë disa herë pamjet dhe mendoj se nuk ishte pozicion jashtë loje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat