Argjentinasi është jashtëtokësor

Futboll

Argjentinasi është jashtëtokësor

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Argjentinasi është jashtëtokësor

Miralem Pjaniç ka folur rreth ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, dhe bashkëlojtarit të tanishëm, Lionel Messit.

Mesfushori boshnjak ka thënë se e vlerëson lartë Ronaldon, por Messi sipas tij është një jashtëtokësor.

“Cristiano është impresionues me stabilitetin dhe profesionalizimin e tij. Ai përqendrohet në qëllimet e tij; në gola, fitore, statistika. Leo është një dhuratë. Loja e tij është mbresëlënëse, është magji. Unë e vlerësoj lartë Ronaldon, por Messi është një alien, është fenomen” – u shpreh ish-mesfushori i Juventusit

Tutje, 30 vjeçari tha se të gjithë duan që sulmuesi argjentinas të mbetet në ‘Camp Nou’.

“Messi është i fokusuar në këtë sezon. Ai e di shumë mirë se çfarë është më e mira për të. Të gjithë duan që ai të qëndrojë në Barcelonë. Nëse humb Leon, ju keni humbur shumë. Ky është një lojtar unik” – ka deklaruar Pjaniq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat