Hazard është rikthyer në stërvitje

Futboll

Hazard është rikthyer në stërvitje

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Hazard është rikthyer në stërvitje

Real Madridi ka pasur lëndime të shpeshta këtë edicion duke bërë që vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë të mos mungojnë.

Sidoqoftë, situata ka nisur të ndryshojë, derisa sulmuesi Eden Hazard është rikthyer në stërvitje së bashku me bashkëlojtarët, kështu se paku raporton gazeta spanjolle.

Belgu thuhet se ka bërë stërvitje me top edhe pse nuk ishte plotësisht i gatshëm për përgatitjen fizike.

Reali nuk mendon ta nxitojë rikthimin e Hazardit kundër Real Valladolidit në vikend, por synojnë ta kenë të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Rodrygo Goes, Fede Valverde dhe Eder Militao gjithashtu janë stërvitur përkohësisht me topin dhe pa grupin, derisa Alvaro Odriozola ka punuar në fitnes, kurse Sergio Ramos, Marcelo dhe Dani Carvajal do mungojnë sepse vazhdojnë me procesin e shërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat