Rose qetëson tifozët

Futboll

Rose qetëson tifozët

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Rose qetëson tifozët

Tashmë dihet dhe është zyrtare që Marco Rose do të largohet nga Borussia Monchengladbach në fund të sezonit, për t’u ulur në stolin e Borussia Dortmund.

Gjatë një konference trajneri siguroi se nuk do të marrë me vete asnjë futbollistë nga skuadra, duke theksuar se pavarësisht situatës së krijuar, asgjë nuk ka ndryshuar përsa i takon përkushtimit dhe punës së tij te Gladbach.

44-vjeçari deklaroi se ai do të vazhdojë të japë 100% deri në fund të sezonit për ngjyrat e skuadrës që ai drejton.

Në këtë mënyrë Rose u drejtohet tifozëve që e quajtën mercenar dhe “derr” që duhej shporrur menjëherë nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat