Pnishi padit Feronikelin

Futboll

Pnishi padit Feronikelin

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:48
Pnishi padit Feronikelin

Alban Pnishi kishte ardhur në Kosovë për ti dhënë një rrugë tjetër karrierës së tij futbollistike, derisa në fillim të edicionit kishte ‘firmosur’ me klubin e Feronikelit.

Ardhja e ish-reprezentuesit të Kosovës në Drenas u përcoll me shumë bujë të madhe mediatke, duke ditur edhe faktin e pagës së tij tejet të lartë për të cilën kishte ardhur.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç e kishte pritur 30 vjeçari. Pas vetëm disa javëve ai ishte në mesin e shtatë futbollistëve të suspenduar nga drejtuesit e klubit dhe të padëshiruarit e kryetrajnerit Klodian Duro.

Pas disa muajsh, klubi e largoi futbollistin edhe zyrtarisht, ndërkohë që i njejti i është drejtuar organit më të lartë futbollistik “FIFA” duke e paditur ‘Niklin’.

Siç mëson Gazeta “Sheshi” paga e Pnishit te Feronikeli ishte afër 5 mijë euro në muaj, ndërkohë që ai pretendon të marrë gjithsej 32 mijë euro.

Lënda tashmë ka kaluar në organet e FIFA-së dhe pritet që të vendoset në lidhje me këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që klubet kosovare përballen me procese gjyqësore në FIFA. Kujtojmë që gjatë këtij afati kalimtar të janarit, Ballkanit dhe Trepçës ’89 i’u bllokua merkato, pikërisht për shkak të mos rrespektimit të kontratave me futbollistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat