Menaxheri mbron Insignen

Futboll

Menaxheri mbron Insignen

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:42
Menaxheri mbron Insignen

Napoli la dy pikë në “Mapei Stadium” mbrëmjen e djeshme, pasi po kryesonte 2-3 ndaj Sassuolos, por një penallti naive e shkaktuar nga Manolas në sekondat e fundit të kohës shtesë, bëri që vendasit të gjenin golin e barazimit.

Ky moment shkaktoi nervozizëm te trajneri Gattuso, por edhe kapiteni Lorenzo Insigne, që shpërtheu në debate me shokët e ekipit dhe u pa të dalë mjaft i tensionuar nga fusha, duke gjuajtur me shqelm edhe një tabelë reklamash e një shishe uji.

Në media u raportua edhe për një zënkë mes Insignes e Gattusos, si dhe një shpërthimi të kapitenit, që në duke dalë nga fusha, kishte lëshuar edhe fjalët “skuadër muti”, në shenjë pakënaqësie për atë që bënë shokët e tij në ato momente, por ishte menaxheri i sulmuesit ai që hodhi poshtë gjithçka.

“Lorenzo ishte i mërzitur, pasi dështimet e Napolit ai i vuan 3-fish, si lojtar, si kapiten dhe si tifoz napolitan.

Ishte i mërzitur ashtu si të gjithë të tjerët te Napoli, por nuk pati asnjë sherr me Gattuson dhe asnjë sharje në drejtim të skuadrës. Është një njeri i ndjeshëm, që sakrifikon shumë dhe dëshiron të arrijë rezultate me skuadrën”, tha menaxheri i sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat