Pirlo: Fituam një finale, më pëlqeu shumë reagimi i ekipit ndaj Lazios

Futboll

Pirlo: Fituam një finale, më pëlqeu shumë reagimi i ekipit ndaj Lazios

Më: 7 mars 2021 Në ora: 06:31
Pirlo

Juventusi fitoi 3-1 përballë Lazios sonte në mbrëmje dhe tani ndodhet vetëm një pikë larg Milanin të dytë. Trajneri i kampionëve të Italisë, Andrea Pirlo foli pas ndeshjes për mediat, ku ndër të tjera tha:

“E filluam ndeshjen me një gabim, ia dhuruam golin Lazios. Pavarësisht shumë mungesave, ia dolëm të zhvillojmë një ndeshje të mirë. E kishim përgatitur ndeshjen me Lazion sikur të ishte një finale.

Treguam shumë përkushtim dhe profesionalizëm, tre pikët ishin të rëndësishme. Gjëja që më pëlqeu më shumë ishte reagimi i djemve të mi pas golit që pësuam.

Nuk është kurrë e thjeshtë kur kalon në disavantazh ndaj një ekip si Lazio. Ishte një përballje shumë e rëndësishme për renditjen tonë“, deklaroi Pirlo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat