​Bayern dëshiron ta shes Boateng

Futboll

​Bayern dëshiron ta shes Boateng

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:38
Jerome Boateng

Kampioni gjerman dëshiron të largoj veteranin nga skuadra.

Bayern Munich është i gatshëm që të shes mbrojtësin Jerome Boateng, raporton “Sport Bild”.

Mbrojtësi gjerman si duket nuk është më në planet e trajnerit Flick, dhe me blerjen e mbrojtësit të RB Leipzig Dayot Upamecano, Boateng nuk do mund të garojë për një vend në formacionin bazë.

Chelsea dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e 32 vjeçarit, i cili momentalisht është i frustruar me rolin e tij tek Bayerni.

Këtë sezon, Boateng ka arritur të bëjë 20-të paraqitje në Bundesligën gjermane, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një të tillë për skuadrën e Bayern-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat