Barcelona dëshiron Dybalan

Futboll

Barcelona dëshiron Dybalan

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:03
Barcelona dëshiron Dybalan

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Paulo Dybalan.

Madje, “Calciomercato” shkruan se katalunasit janë të gatshëm t’ia ofrojnë “Zonjës së Vjetër”, Antoine Griezmaninn.

Reprezentuesi argjentinas ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2022.

Derisa ende nuk ka ndonjë marrëveshje për renovim të kontratës, kjo nënkupton se kampioni italian do të pranonte largimin e tij gjatë verës, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Ky shkëmbim shihet si i mundshëm, duke marrë parasysh se Griezmann dhe Dybala nuk po kalojnë momente të mira te skuadra e tyre përkatëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat