Ministri i Sportit të Kosovës reagon pas fitores së “Dardanëve” ndaj Lituanisë

Futboll

Ministri i Sportit të Kosovës reagon pas fitores së “Dardanëve” ndaj Lituanisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:31
Ministri i Sportit të Kosovës reagon pas fitores së “Dardanëve” ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Pas fitores ka reaguar edhe Ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili përmes një shkrimi në Twitter, përshëndeti lojën e Kosovës.

“Lojë e bukur, fitore e merituar e ambasadorëve tanë. Vazhdojmë me betejat dhe sukseset e radhës”.

Kosova më 28 mars e pret Suedinë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat