Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka bërë thirrje që të dashurohen kombëtaret, klubet e futbollistët tanë, shkruan Zeri.info.
Ky mesazh nga trajneri i SC Gjilanit vije pasi në Kosovë nga dita e djeshme ndodhet Kombëtarja e Suedisë dhe ylli i saj.
Pjesë e suedezëve është edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, i cili ka fansa të shumtë në Kosovë, ashtu si edhe klubi italian.
Ismet Munishi përmes një postimi në “Facebook” ka bërë thirrje që të duhen vendorët, sepse sipas tij, edhe ata na duan neve.
Postimi i plotë nga Ismet Munishi (pa ndërhyrje):
“Me vite i keni dasht lojtarët e hujë , klubet e huaja , kombëtaret e huaja.
Pi ju vjen inati kur pi ju injorojnë, eshtë normale që ata nuk kan ndjenja për neve sepse nuk na lidhë kurgjo me ta .
Na duhet mi dashtë lojtarët e tanë dhe pikë.
Kombëtaret e tona dhe pikë
Klubet e tona dhe pikë.
Sepse edhe ata na dojnë neve , kan respekt per neve , ata jan si ne ne jemi si ata, kemi nje gjak .
Unë biri Yt Kosovë” – ka shkruar Munishi.