Anglia e fortë për Shqipërinë

Futboll

Anglia e fortë për Shqipërinë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:37
Anglia

(E plotësuar) -Shqipëria njoftohet me humbjen e parë në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Anglia u tregua shumë e fortë ndaj kuqezinjve në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke shënuar fitore me rezultat 2:0. 

Anglia përveç dy golave, një herë e qëlloi shtyllën dhe një herë tërthorësen. 

Image

Në minutën e 13-të, futbollisti Myrto Uzuni humbi një rast ideal nga një kundërsulm, për të kaluar Shqipërinë në epërsi. Ai nga rreth 16 metra gjuan mbi portën e portierit Pope.

Shtatë minuta pa përfunduar pjesë e parë (38') Harry Kane nga afërsia me kokë shënoi në këndin e majtë pas harkimit të Shaw, duke e lënë të shtangur portierin Etrit Berisha. Reagim i dobët i mbrojtjes shqiptare, që i kushtoi shtrenjtë.  

Në minutën e 42-të, Shqipëria me fat, Kane godet nga 4-5 metra por tërthorësja shpëtoi portierin Etrit Berisha. 

Image

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, Foden godet bukur dhe portieri Berisha me shuplakë të dorës e devijon topin duke u ndal shtyllën pingule të djathtë. Harry Kane në minutën e 57-të, dështon nga një rast ideal.  

Në minutën e 63-të, gjithçka qartësohet, Mason Mount doli i vetmuar dhe me mjeshtri plason topin në këndin e majtë të portës së kuqezinjve, 0:2. Anglia importon tri pikë të mëdha. Anglezët udhëheqin renditjen me 6 pikë, ndërsa Shqipëria mban vendin e dytë me 3 sosh.
 
Shqipëria - Anglia 0:2

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Shënues: Kane (38’), Mount (63’).
Kartona të verdhë: Bare, Gjasula – Kane, Walker, Hysaj.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla (Gjasula 59’), Bare (Memushaj 71’), Laçi (Ramadani 88’), Uzuni, Cikalleshi (Manaj 59’) dhe Broja (Lenjani 59’). 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden (Lingard 81’), Rice, Phillips (Ward – Prowse 71’), Sterling, Kane dhe Mount.

88' Gjithçka e qartë, Anglia afër trepikëshit.

84' Shqipëria po shkon drejt humbjes.

79' Mundësi e mirë e kuqezinjve, por anglezët reaguan mirë. 

Shqipëria - Anglia 0:2
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Shënues: Kane (38’), Mount (63’).
Kartona të verdhë: Bare – Kane, Walker.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla (Gjasula 59’), Bare (Memushaj 71’), Laçi, Uzuni, Cikalleshi (Manaj 59’) dhe Broja (Kenjani 59’). 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips (Ward – Prowse 71’), Sterling, Kane dhe Mount.

76' Anglia po e mban në presion të madh kombëtaren kuqezi.

70' Pak shpresa për Shqipërinë, Anglia afër fitores së dytë.

65' Shqipëria po shkon drejt humbjes.

63' Futbollisti Mason Mount doli i vetmuar dhe me mjeshtri plason topin në këndin we majtë të portës së kuqezinjve, 2:0.

62' Anglia ka pasut disa mundësi, një shtyllë dhe një tërthorëse. 

Shqipëria - Anglia 0:2
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Shënues: Kane (38’), Mount (62').
Kartona të verdhë: Bare.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla (Gjasula 59’), Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi (Manaj 59’) dhe Broja (Kenjani 59’). 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Kane dhe Mount.

57' Harry Kane dështoi nga një pozitë ideale.  

55' Shqipëria po has në vështirësi.

 52' Foden godet bukur dhe portieri me majë gishtërinjë prek topin duke u ndaluar në shtyllën pingule të djathtë. 

50' Anglia po luan me qetësi.

 48' Anglia kërkon golin e radhës.

46' Filloi pjesa e dytë. Shqipëria ka punë të vështirë.

Përfundoi pjesa e parë, Anglia në epërsi me 0:1. 

43’ Shqipëria është në presion të rezultatit. Fat i madh, Kane  godet nga 4-5 metra por tërthorësja shpëtoi portierin Etrit Berisha. 

Shqipëria - Anglia 0:1
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Shënues: Kane (38’).
Kartona të verdhë: Bare.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi dhe Broja. 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Kane dhe Mount.

41' Anglia një rast dhe një gol.

38' Harry Kane nga afërsia me kokë shënoi në këndin e majtë pas harkimit të Shaw, duke e lënë të shtangur portierin Berisha. Reagim i dobët i mbrojtjes shqiptare.  

37' Pak raste shumë pak, përveç Uzunit në minutën e 13-të.

35' Lojë me ritëm.

32′ Walker provon me një gjuajtje nga distanca, por pa probleme për Etrit Berishën që kontrollon gjithçka.

Shqipëria - Anglia 0:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Kartona të verdhë: Bare.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi dhe Broja. 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Kane dhe Mount.

30' Kuqezinjtë po tregojnë lojë të mirë dhe po i bëjnë ballë rivalit.

 26' Anflia deri em tash nuk ka krijuar asnjë rast ideal.

24' Shqipëria po tregohet e kujdesshme dhe e rrezikshme.

20' Kartoni i parë i verdhë, Bare i Shqipërisë.

16' Lojë mjaft e mirë nga të dyja palët.

13' Myrto Uzuni humbi një rast ideal nga një kundërsulm, për të kaluar Shqipërinë në epërsi. Ai nga rreth 16 metra gjuan mbi portë.

Shqipëria - Anglia 0:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Gjyqtar: O. Grinfeld (Izraeli).
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi dhe Broja. 
Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Kane dhe Mount.

11' Shqipëria po mbrohet me sukses dhe synon me kundërsulme që të ndëshkojë rivalin.

9' Anglia po e fut në presion gjithnjë e më shumë portën e Shqipërisë.

6' Shqipëria synon të befasojë me lojë dhe rezultat, duke fituar edhe pikët e radhës pas fitores 1:0 kundër Andorrës.  

4' Anglia po tregon lojë, kërkon ta shton presionin.

2' Presioni të Shqipëria.

1' Fillon ndeshja.

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme, me start nga ora 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të.

Shqipëria-Anglia

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. 

Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Kane dhe Mount.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat