Tjetër tronditje për Milanin!

Futboll

Tjetër tronditje për Milanin!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:06
Tjetër tronditje për Milanin!

Rikthimi i Zllatan Ibrahimoviç ishte mjaft me fat për Suedinë, e cila siguroi 6 pikë në dy ndeshje.

39 vjeçari dhuroi perkatësisht nga një asist si në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë edhe ndaj Kosovës.

Por duket se sulmuesi i Milanit është i pafat, pasi ka marrë një dëmtim dhe do të mungojë në sfidën ndaj Estonisë.

Më shumë sesa Suedinë, ky lajm dëmton skuadrën e Milanit dhe veçanërisht Piolin, i cili gati përgjatë gjithë sezonit 2020-2021 nuk e ka pasur asnjëherë skuadrën e plotë.

Falja e dënimit të Rebiçit ishte një gëzim për trajnerin dhe tifozët e Milanit, por ridëmtimi i Ibrës ka rikthyer përsëri trishtimin në kampin kuqezi, në kohën që rrezikojnë vendin e katërt në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat