Tomori në delir

Futboll

Tomori në delir

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:23
Tomori në delir

Në Berat ka një atmosferë mjaft optimiste dhe mesa duket, Tomori është në rrugë të mbarë drejt rikthimit në futbollin e madh shqiptar. Tomori arriti të fitonte kundër Egnatias me rezultatin 1-0, në saj edhe të golit të realizuar nga Mikel Canka që mjaftoi për vendasit për të marrë 3 pikë të arta.

Drejtuesit kanë shpërblyer lojtarët me 6.5 milionë lekë të vjetra. Lajmi bëhet me dije nga vetë beratasit që përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruajnë…

“Fitorja me Egnatian, ekipi i Tomorit shpërblehet nga presidenti dhe donatori. Janë 6.5 milionë lekë të vjetra që lojtarët marrin si shpërblim për fitoren kundër Egnatias dhe arritjen e objektivit me mbarimin e fazës së dytë.

Presidenti Ervin Demo jep 3.5 milionë lekë për ekipin dhe donatori Gramoz Toto, 3 milionë. Synimi nga presidenca është Superiorja dhe do të vazhdohet me shpërblime për çdo fitore në fazën e tretë duke nisur nga ndeshja e parë me Pogradecin. Forca Tomori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat